Është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1983.Gjatë periudhës 1994-1995 ka kryer studimet pasuniversitare për Konventat e Këshillit të Evropës në fushën penale në...
Analiza e gjendjes aktuale e organizimit dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë penale në Shqipëri, si dhe evidentimi i problematikave kryesore që nevojiten të adresohen nga Reforma në Drejtësi, janë pjesë e këtij komponenti të Dokumentit Analitik. Çështjet trajtohen si në aspektin institucional, ashtu edhe në atë procedural e material. Në pjesë të veçanta shqyrtohen problematikat që lidhen me prokurorinë dhe policinë gjyqësore sa i përket organizimit të tyre institucional, bazuar në kuadrin rregullator kushtetues dhe ligjor; pozitat dhe veprimtarinë procedurale të prokurorit që nga faza e hetimit paraprak e më tej gjatë gjykimit në Shkallë të Parë, në Apel dhe Gjykatën e Lartë; problematik mbi institute të së drejtës penale; si dhe aspekte të dënimit me burgim, dënimet alternative, shërbimin e provës. si dhe sistemin e burgjeve.