Është diplomuar në drejtësi në vitin 1992 në Universitetin e Zagrebit dhe nga 1992 deri në 1994 kreu studime pasuniversitare në të Drejtë Ndërkombëtare dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në të njëjtin universitet. Ajo ka fituar përvojë të gjerë në karrierën e saj në gjyqësor duke punuar fillimisht si praktikante në Gjykatën Komunale të Zagreb-it (1992 - 1994) dhe nga 1994 deri në 1996 ka punuar si këshilltare ligjore në të njëjtën gjykatë. Nga viti 1996 deri në 2007 ka qënë gjyqtare e shkallës së parë të departamentit penal të Gjykatës Komunale në Zagreb dhe gjatë periudhës 2004 – 2007 nënkryetare e këtij departamenti. Nga 2008 deri në 2009 ka qënë udhëheqëse e projektit "Mbështetje për Akademinë Gjyqësore të Kroacisë: Zhvillimi i një sistemi trajnimi për gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm". Ka marrw pjesw gjithashtu si anwtare e grupit të punës për draftimin e Kodit të ri Penal të Kroacisë (2009 - 2011) dhe gjatë periudhës 2013-2014 ka ushtruar funksionin e këshilltares në Ministrinë kroate të Drejtësisë. Që nga viti 2008 ajo është gjyqtare e Gjykatës së Qarkut në Zagreb dhe nga viti 2011 gjyqtare e Tribunalit Disiplinor pranë Ministrisë së Drejtësisë në Kroaci.