Baza ligjore

Neni 77/1

Kuvendi zgjedh nga gjiri i tij komisione të përhershme, si dhe mund të caktojë komisione të posaçme.

Neni 24

Komisionet e posaçme

1. Kuvendi mund të vendosë krijimin e një komisioni të posaçëm për shqyrtimin dhe përgatitjen e nismave ligjvënëse, si dhe për çështje të një rëndësie të veçantë.

2. Propozimi për krijimin e komisionit të posaçëm mund të bëhet nga Kryetari i Kuvendit, nga një komision i përhershëm ose nga të paktën 7 deputetë. Kryetari i Kuvendit, brenda 10 ditëve nga paraqitja e kërkesës, thërret Konferencën e Kryetarëve për të diskutuar rreth kërkesës për ngritjen e komisionit të posaçëm.

3. Kuvendi, brenda 2 javëve nga diskutimi në Konferencën e Kryetarëve, përcakton sipas propozimit të Konferencës detyrat, numrin, përbërjen dhe afatin kohor të veprimtarisë së komisionit të posaçëm.

4. Rregullat procedurale, të përcaktuara në nenet 32-41 të kësaj Rregulloreje, zbatohen edhe për komisionet e posaçme, me përjashtim të rastit kur në vendimin e krijimit të tyre përcaktohet ndryshe.

 
28.04.2016
Për caktimin e një anëtari zëvendësues në përbërje të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë
 
17.12.2015
Për një ndryshim në vendimin e kuvendit nr. 96/2014 “Për krijimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë”, të ndryshuar
 
27.11.2014
"Për krijimin e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në sistemin e drejtësisë".
04.12.2014
"Për miratimin e përbërjes së komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në sistemin e drejtësisë
28.5.2015
"Për një ndryshim në vendimin e kuvendit nr. 96/2014 “për krijimin e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në sistemin e drejtësisë”
28.5.2015
"Për një ndryshim në vendimin e kuvendit nr. 104/2014 “për miratimin e përbërjes së komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në sistemin e drejtësisë”
28.5.2015
"Për caktimin e një anëtari zëvendësues në përbërje të komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në sistemin e drejtësisë
16.7.2015
Për disa ndryshime në vendimin e kuvendit nr. 96/2014 “për krijimin e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në sistemin e drejtësisë
16.7.2015
Për disa ndryshime në vendimin e kuvendit nr. 104/2014 “për caktimin e përbërjes së komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në sistemin e drejtësisë”, të ndryshuar
16.7.2015
Për disa shtesa në vendimin e kuvendit nr. 69/2015 “për caktimin e një anëtari zëvendësues në përbërje të komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në sistemin e drejtësisë”