Pyetje dhe pergjigje

-- Strategjia flet për krijimin një strukture të posacme anti-korrupsion për zyrtarët e lartë dhe magjistratët. Si do të funksionojë kjo strukture dhe pse mendohet se do të jetë më eficente se sistemi aktual?

deville_0.jpgPërgjigje nga Rainer Deville, ekspert i nivelit të lartë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e e Drejtësisë:

Struktura e ardhshme për luftën kundër korrupsionit sugjerohet të bëhet si një njësi e specializuar dhe e mirë-trajnuar prokurorësh. Ajo do të jetë më eficiente, pasi do të veprojë në mënyrë të pavarur. Sipas këtij propozimi, eprorët nuk mund të vazhdojnë të ndalojnë hetimet ose akt-akuzat. Struktura do të ketë mjete më të mira hetimi, si një Byro Kombëtare Hetimi, akses më të mirë tek bazat e të dhënave dhe përfitime nga dispozita më eficiente të procedurës penale.

-- A do të hyjë sërish neni i cili është hequr për penalizimin e gjyqtarëve lidhur me dhënien e një vendimi haptazi në kundërshtim me ligjin? Në kuadër të reformës në drejtësi a do të kryhet një kontroll lidhur me vendimet të cilat janë dhënë në kundërshtim me ligjin nga gjyqtarët e shkallëve të gjyqësorit, dhe a do të ketë një spastrim mbështetur tek ky kontroll?

deville_0_0.jpgPërgjigje nga Rainer Deville, ekspert i nivelit të lartë të  Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e e Drejtësisë:

 Si rregull, interpretimi i ligjit, vlerësimi i fakteve ose i provave që një gjyqtar duhet të bëjë për të zgjidhur një çështje nuk duhet të shkaktojnë përgjegjësi civile ose disiplinore, përveç rasteve të keqdashjes ose pakujdesisë së rëndë (shih gjithashtu Rekomandimin CM/Rec (2010)12 të Komitetit të Ministrave, drejtuar Shteteve Anëtare, për Gjyqtarët). Ky rregull parashikohet të përfshihet në skemën e re të përgjegjësisë disiplinore. Në rastin e vlerësimit të jashtëzakonshëm (tranzitor) të gjyqtarëve, duhet të përfshihet vlerësimi i punës së tyre, ku rezultati i vlerësimit do të varet nga rasti konkret. Deklarimet në vendim si pasojë e keqdashjes ose pakujdesisë së rëndë sipas Rekomandimit të lartpermendur, që jane dukshem dhe haptazi të gabuara, larg çdo debati, do të merren parasysh. Qytetarët inkurajohen të komunikojnë vendime të këtij lloji. Megjithatë, jo çdo gabim apo ndryshim i një vendimi në një shkallë më të lartë do të çojë domosdoshmërisht në një sanksion disiplinor. Ndryshimet në Kodin Penal do të diskutohen në një fazë të mëvonshme.

-- A do të vazhdojë të jetë Shkolla e Magjistraturës burimi kryesor për “prodhimin” e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend? A do te jetë ky institucion pjesë e ndryshimeve të reformës?

portrait_dr_regner_0.jpgdd_0.jpgPërgjigje nga Richard Regner dhe Marjana Semini, ekspertë të nivelit të lartë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e e Drejtësisë:

Shkolla e Magjistraturës do të vazhdojë të mbetet pika qendrore për trajnimin fillestar dhe vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Reforma në Drejtësi nuk do të ndryshojë këtë pozicion të Shkollës së Magjistraturës.

Megjithatë, Shkolla e Magjistraturës do të pësojë ndryshime që do të diktohen nga Reforma në Drejtësi. Kështu, p.sh. parashikimi i provimit të shtetit për juristët do të sjellë ndryshime edhe në provimin hyrës së kësaj shkolle. Gjithashtu, ndryshimet e planifikuara në administrimin e sistemit të drejtësisë do të rrisin më tej cilësinë e arsimimit të ofruar nga Shkolla e Magjistraturës dhe do të zgjidhin disa prej problemeve të identifikuara.

Masat e tjera të planifikuara që do të kenë ndikim mbi ligjin për Shkollën e Magjistraturës, i shërbejnë qëllimit të konsolidimit të mëtejshëm të arritjeve të Shkollës së Magjistraturës, si përditësimit të metodave të trajnimit, vlerësimit dhe certifikimit të kualifikimeve profesionale gjatë trajnimit fillestar për magjistratët; si dhe zhvillimit të trajnimeve më të specializuara dhe zgjerimit të aktiviteteve trajnuese të Shkollës së Magjistraturës për profesionistët e tjerë të rëndësishëm si avokatët e shtetit, këshilltarët në Gjykatën e Lartë dhe punonjësit në administratën gjyqësore.

-- Ka ngjallur mjaft diskutim mes studenteve dhe profesoratit të fakulteteve juridike ideja e krijimit të një provimi shtetëror për juristët. Pse është e nevojshme kjo masë dhe çfarë modelesh janë ndjekur?

e_0.pngportrait_dr_regner_1.jpgPërgjigje nga Aurela Anastasi dhe Richard Regner, ekspertë të nivelit të lartë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e e Drejtësisë:

Analiza e gjendjes në të cilën ndodhet arsimi juridik, nxori në pah mangësi të konsiderueshme, veçanërisht në lidhje me cilësinë e përgatitjes së juristëve nga universitete të ndryshme, publike ose private. Për shkak të rritjes të numrit të fakulteteve të drejtësisë, vitet e fundit ka pasur një inflacion të madh të numrit të të diplomuarve në drejtësi, ndërkohë që akreditimi i cilësisë së tyre nuk ka përfunduar. Madje, janë identifikuar fakultete që nuk përmbushin kritere thelbësore të domosdoshme. Parashikimi i provimit të shtetit për juristët, ishte një nga masat më të rëndësishme që grupi i ekspertëve të nivelit të lartë propozoi për përmirësimin e situatës. Kjo masë u sanksionua në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë”, i cili ka hyrë në fuqi në datën 6 tetor 2015. Grupi i ekspertëve e konsideroi këtë masë si më të përshtatshmen për të garantuar cilësinë për tregun e punës në fushën e së drejtës.

Provimi do te jete i detyrueshem për ata të diplomuar që synojnë profesionet ligjore të gjyqtarit, prokurorit, avokatit, noterit, avokatit të shtetit, përmbaruesit gjyqësor shtetëror ose privat, si dhe karrierën profesionale në administratën publike qendrore dhe vendore.

Provimi i shtetit në drejtësi do të ndihmojë studentët e drejtësisë për të certifikuar njohuritë dhe meritat e tyre. Në këtë mënyrë, vlera e diplomave shqiptare do të rritet dhe do t’i hapet rrugë njohjes së ndërsjellë të tyre me vendet e tjera evropiane. Gjithashtu, ky provim do të sjellë garanci për përvetësimin e qëndrueshëm të njohurive, pavarësisht nga Fakulteti në të cilin studentët kanë përfunduar studimet. Në këtë mënyrë do të shmangen edhe paragjykimet që mund të ekzistojnë për shkak të reputacionit ndaj fakulteteve të ndryshme të së drejtës.

Parashikimi i një provimi shteti për juristët përshtatet edhe me sistemin ligjor ekzistues në Shqipëri. Në bazë të Ligjit Nr. 10171 (2009) “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, një numër i profesioneve të rregulluara (mjekë, stomatologë, farmacistë, infermierë, mami, fizioterapistë, veterinerë, arkitektë, inxhinierë, mësuesi, punonjës socialë dhe psikologë) duhet të kalojnë një provim shtetëror për të hyrë në tregun përkatës të punës. Ky ligj përbën një nga modelet që ekspertët kanë studiuar. Modelet e tjera që janë studiuar gjerësisht, janë ligjet për provimin e shtetit dhe rregulloret e disa landeve në Gjermani, sidomos modeli Bavarez dhe ai i Saksonisë, natyrisht duke i përshtatur me situatën juridike, institucionale dhe socio-ekonomike të Shqipërisë.

-- Në Strategjinë e Reformës në Sistemin e Drejtësisë, përkatësisht në një ndër objektivat specifikë ku flitet për arsimin juridik profesional (Shkolla e Magjistraturës), vura re propozimin tuaj mbi afatin 3 vjeçar të provës për magjistratët e rinj. Jam e mendimit që magjistratët e rinj pas përfundimit të programit 3 vjeçar në "Shkollën e Magjistraturës" të caktohen fillimisht si Ndihmës (Asistent) Gjyqtar dhe Ndihmës (Asistent) Prokuror në Gjykatën e Shkallës së Parë për një afat 5 vjeçar dhe më pas të kenë të drejta të plota për të ushtruar detyrën e Gjyqtarit apo të Prokurorit. A është kjo apo masa të ngjashme në paketën e ndryshimeve që po përgatisni? Nëse jo, si do të funksionojë periudha e provës?

agnes_businhk_3_1.jpgPërgjigje nga Agnes Bernhard., ekspert i nivelit të lartë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e e Drejtësisë:

Gjyqtarët dhe prokurorët kanë një detyrë të rëndësishme në një shtet ligjor. Kjo detyrë kërkon si përgatitje profesionale, ashtu edhe cilësi personale, të tilla si pjekuria, balanca, përvoja jetësore, ndërgjegjshmëria, barazia, dinjiteti, vendosmëria dhe dhënia e shembujve pozitivë. Mosha minimale ose përvoja profesionale duket se janë masa të përshtatshme për të siguruar një gjë të tillë.

Komisioni i Venecias në opinionet e tij, per nje vend tjeter, ka vlerësuar te arsyeshem “propozimin që gjyqtarët e rinj të sapo emëruar të jenë të moshës 30 vjeçare ... dhe të kenë pesë vjet dhe jo tri vjet përvojë. […]” CDL-AD(2013)014. Komisioni i Venecias vlerëson se caktimi i periudhave të provës mund të cenojë pavarësinë e gjyqtarëve, për shkak se ata mund të ndihen nën presion për të vendosur lidhur me cështjet në një mënyrë të caktuar [...]. Kjo nuk duhet interpretuar si një përjashtim i të gjitha mundësive për caktimin e gjyqtarëve të përkohshëm. Në vendet me sisteme relativisht të reja drejtësie, në fillim mund të ekzistojë një nevojë praktike për të përcaktuar nëse një gjyqtar është me të vërtetë në gjendje të ushtrojë funksionin në mënyrë efektive përpara emërimit të përhershëm. Por në këto raste, vendimi për të mos konfirmuar gjyqtarin në detyrë duhet marrë në baze të kritereve objektive dhe me të njëjtat garanci që aplikohen kur gjyqtari shkarkohet.

Duke pasur parasysh këto rekomandime ekziston një mendim mbizotërues, se pranimi në Shkollën e Magjistraturës duhet të parashikojë një minimum të përvojës profesionale paraprake prej tri vitesh. Formimi fillestar në Shkollën e Magjistraturës duhet forcuar duke përcaktuar më qartë formimin gjatë vitit të tretë të praktikës, përmes gjyqtarëve udhëheqës të përgatitur. Pas diplomimit, gjyqtarët e ardhshëm emërohen menjëherë si gjyqtarë. Megjithatë, parashikohet mundësia që gjyqtarët e emëruar të caktohen me dëshirën e tyre si ndihmës-gjyqtarë në gjykatat e nivelit më të lartë.

-- Me sa kuptoj Gjykata e Lartë do të pësojë ndryshime të thella. Si do të rikonceptohet roli i saj?

images.jpgPërgjigje nga Gent Ibrahimi., ekspert i nivelit të lartë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e e Drejtësisë:

Amendamentet e propozuara kushtetuese synojnë t’a integrojnë Gjykatën e Lartë në sistemin gjyqësor duke krijuar kështu kushtet për pavarësinë, profesionalizmin dhe integritetin e saj. Më konkretisht objektivat e sipërpërmendur (pavarësia, profesionalizmi dhe integriteti) mendohet të arrihen përmes lëvizjeve të mëposhtme:

a. Përfshirjen e Gjykatës së Lartë në gjyqësor në të gjitha aspektet duke synuar pasjen e një sistemi të unifikuar për emërimin, shkarkimin dhe llogaridhënien në gjyqësor.

b. Parashikimin e përgjegjësisë disiplinore edhe për anëtarët e Gjykatës së Lartë.

-- Rritjet e tarifave gjyqësore kanë krijuar shqetësim për palët gjyqësore në vitet e fundit e madje kanë rezultuar edhe në referimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Çfarë masash do të merren për garantimin e të drejtës së aksesit në drejtësi?

foto_ilir_panda_0_2.jpgPërgjigje nga Ilir Panda, ekspert i nivelit të lartë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e e Drejtësisë:

Hartimi i strategjisë së drejtësisë dhe Planit të veprimit ka kaluar disa etapa. Në etapën e parë atë të fotografimit të situatës dhe të evidentimit të problematikave në lidhje me tarifat gjyqësore dhe të drejtës për akses në drejtësi u konstatua që kemi një situatë të paqartë ligjore në përcaktimin e tarifave gjyqësore. Nuk ka hierarki të tarifave të pagesave të lidhura me shkallët gjyqësore dhe nuk ka diferencim tarifash midis llojeve të mosmarrëveshjeve (të tilla si mosmarrëveshje mbi pronësinë, mosmarrëveshje për markën, etj.). Tarifa për t’iu drejtuar Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë që aktualisht është mjaft e ulët (200 Lekë), mund të përshtatet dhe të ndryshohet duke përfshirë një përqindje tjetër për çdo shkallë për çështjet tregtare.

Aktualisht kemi nje mungesë totale të aplikimit të tarifave në Gjykatën Kushtetuese. Vitet e fundit vihet re se janë shtuar mjaft kërkesat që depozitohen para kësaj Gjykate, duke shtuar volumin e punës së saj sidomos në fazën e seleksionimit të kërkesave. Kjo gjë ka rritur edhe shpenzimet administrative të saj. Përveç kësaj, në mjaft raste vihen re edhe abuzime me mjetin e ankimit duke paraqitur kërkesa të cilat nuk plotësojnë kriteret në mënyrë të përsëritur.

Për pasojë strategjia dhe plani i veprimit e konsiderojnë garantimin e të drejtes së aksesit në drejtësi si një e drejtë themelore dhe kushtetuese e cila garantohet automatikisht por po ashtu nuk është lenë në hije nga reforma në drejtësi. Konkretisht strategjia dhe plan verpimi kanë parashikuar rregullimin e sistemit të tarifave, duke synuar vendosjen e tarifave të arsyeshme dhe proporcionale për shërbimet që ofron pushteti gjyqësor, në funksion të kategorizimit të tyre sipas llojeve të mosmarrëveshjeve dhe duke parashikuar përjashtime mbi bazën e kritereve objektive dhe të matshëm, të cilat synojnë të rrisin aksesin në gjykatë të individëve që nuk kanë mundësi financiare, por nga ana tjetër e bëjnë me të llogjikshme përdorimin e të drejtës për ankimim.

-- Mendoj se një nga problemet e mëdha në funksionimin e gjykatave, me pasoja për shërbimin ndaj qytetarëve, etj. është gjendja e dobët e infrastrukturës fizike dhe teknologjike të gjykatave. Çfarë parashikon strategjia e reformës në lidhje me këtë pikë?

foto_ilir_panda_0_1.jpgPërgjigje nga Ilir Panda, ekspert i nivelit të lartë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e e Drejtësisë:

Përgjigje nga Ilir Panda, ekspert i nivelit të lartë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e e Drejtësisë: Dokumenti Analitik, ashtu dhe Strategjia me Planin e Veprimit, i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë infrastrukturës fizike dhe teknologjike të gjykatave. Kështu, Plani i Veprimit përmban një objektiv të posaçëm:

Objektivi 1: Mbështetje e nevojshme financiare dhe infrastrukturore të sistemit të drejtësisë, duke synuar në rritjen e pavarësisë, efiçencës dhe profesionalizmit të tij. Me konkretisht, duhen permendur:

• pika 1.9, e cila parashikon “hartimin nga qeveria të një Masterplan-i efikas të zhvillimit infrastrukturor të sistemit të drejtësisë, të shoqëruar me një plan veprimi masash ligjore, institucionale dhe administrative, i cili do të adresojë nevojat e tij për mbështetje financiare, materiale e logjistike si dhe zhvillimin e teknologjisë bashkëkohore”

• pika 1.11, sipas së cilës do të arrihet “krijimi i ambienteve të përshtatshme të punës për gjyqtarët e prokurorët dhe një sistem efiçient shërbimi, komunikimi dhe monitorimi të veprimeve të përfaqësuesve të palëve në proces dhe veçanërisht avokatëve”;

• pika 1.14: “Vënia në përdorim e burimeve financiare për automatizimin dhe kompjuterizimin e veprimtarisë së të gjitha institucioneve të sistemit të drejtësisë, duke realizuar një lidhje elektronike të tyre në nivel kombëtar në funksion të lëvizjes së shpejtë të informacionit, dixhitalizimit të të gjithë sistemit arkivor dhe mirëmbajtjes së vazhdueshme të tij, rritjes së efektivitetit dhe transparencës së veprimtarisë si dhe krijimit të një baze të unifikuar të dhënash për të gjithë informacionin mbi çështjet e drejtësisë”;

• pika 1.15: Modernizimin e sistemit përmes zbatimit të teknologjive të reja, me vëmendje të posaçme ndaj vendosjes së teknologjisë së informacionit në çdo zyrë dhe në çdo proces të hetimit e gjykimit, vendosjen e komunikimit online të institucioneve të sistemit, forcimin e sistemit të mbrojtjes së të dhënave, realizimin e një arkivi unik kombëtar të vendimeve gjyqësore, krijimin e një regjistri të unifikuar kombëtar statistikor me të dhënat e sistemit etj; dhe

• pika 1.16: Vendosjen e një sistemi komunikimi elektronik në funksion të qytetarit, lehtësisht të aksesueshëm dhe që do të realizojë uljen e ndjeshme të shpenzimeve prej publikut. Informatizimi i shërbimit të sistemit të drejtësisë do t’i shërbejë shpejtësisë së informacionit për oraret e seancave, uljes së kostove për tërheqjen e vendimeve gjyqësore të gjykatave të rretheve apo gjykatave të apelit përmes aplikimit në zyrën më të afërt të shërbimeve të sistemit”

-- Nga lajmet në media kam dëgjuar shpesh të përmendet dokumenti analitik i reformës. Çfarë është ky dokument dhe cilat janë autorët që e kanë hartuar?

Përgjigje nga Gent Ibrahimi, ekspert, anëtar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e e Drejtësisë:

Dokumenti Analitik i Sistemit të Drejtësisë është një përshkrim tërësor i mënyrës së organizimit dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe i rezultateve që ka dhënë sistemi që nga viti 1998 (vit kur u hodhën themelet e sistemit në Kushtetutë). Ky përshkrim përfshin të gjithë komponentët e sistemit, duke filluar që nga organizimi i gjykatave dhe i prokurorisë, detyrat e tyre, mënyra sesi drejtohet, apo “qeveriset” gjyqësori dhe prokuroria, statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, mënyra e administrimit të shërbimeve gjyqësore dhe prokuroriale, financimi i sistemit të drejtësisë, shërbimet e lira (avokati, noteri etj), si dhe zbatimi i vendimeve të gjykatave. Ç’ka është më e rëndësishme, Dokumenti Analitik, identifikon problemet dhe vështirësitë që hasen në të gjitha këto aspekte të sistemit. Nga pikëpamja metodologjike, rezultatet e sistemit të drejtësisë (të cilat janë objekt i trajtimit të Dokumentit Analitik), janë identifikuar përmes proceseve të mëposhtme:

-analizës formale - juridike të kuadrit ligjor;

-studimit të praktikës relevante të Gjykatës Kushtetuese;

-studimit të të dhënave statistikore;

-analizimit të perceptimeve të publikut;

-analizimit të përvojave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë; dhe

-studimit të gjetjeve e rekomandimeve të një bibliografie të pasur studimesh dhe vlerësimesh të aktorëve vendas dhe të huaj ndër vite.

Në vijim, gjetjet janë ballafaquar me standartet ose praktikat më të mira (të identifikuara nga kontributet e ekspertëve vendas dhe të huaj), si dhe me pritshmëritë legjitime të publikut (të identifikuara nga vrojtimet e perceptimeve dhe të përvojave), për të kuptuar thellësinë e problemeve dhe prirjet në zhvillim.

Qëllimi dhe roli i këtij dokumenti janë të thjeshtë. Duke pasur si pikënisje rezultatet e sistemit të drejtësisë në këto 16 vite nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Dokumenti Analitik synon të evidentojë problematikën që prek sistemin tonë të drejtësisë në të gjithë komponentët e tij. Më tej, problematika e identifikuar do të shërbejë si “lëndë e parë” për hartimin e një strategjie dhe plani veprimi që, nga ana e tyre, do të rreken t’i adresojnë problemet e identifikuara nga Dokumenti Analitik në mënyrën me të efektshme të mundshme.

Dokumenti Analitik është hartuar nga një grup ekspertësh, vendas dhe të huaj, të angazhuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, ekspertë të atashuar nga institucionet kryesore të sistemit të drejtësisë dhe një Sekretariat i Posaçem Teknik.

Keni një Pyetje?