Është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1992. Ka ndjekur një sërë kualifikimesh duke marrë pjesë në trajnime të ndryshme në Londër, College of Law ( 1995-1996) dhe në Gjenevë në vitin 1992. Ka shërbyer si Prokuror pranë Gjykatës së Lartë për dhjetë vjet, në periudhën 1998 - 2008. Në të njëjtën kohë, ka qenë Drejtor i Departamentit për Marrëdhëniet me Jashtë në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe zëdhënës i këtij institucioni. Ka shërbyer si Inspektor Ligjshmërie në Gjykatën e Lartë (1993 - 1994), Ekspert Ligjor në Ministrinë e Punëve të Jashtme (1992 - 1993). Është ftuar si pedagog në një sërë universitetesh brenda dhe jashtë vendit. Ka marrë pjesë si ekspert në disa grupe pune për hartimin e ligjeve të ndryshme në vend.