Jon Smibert është Këshilltar Ligjor Rezident i Departamentit të Drejtësisë (Zyrës Tejoqeanike për Zhvillimin, Asistencën dhe Trajnimin e Prokurorisë – OPDAT) në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Ai e ka filluar karrierën e tij si prokuror federal në Atlanta, Georgia në 1995, dhe me pas si prokuror federal në Cleveland, Ohio nga viti 2001. Ai ka qenë gjithashtu edhe Koordinator Rajonal i Task Forcës për Hetimin e Veprave Penale të Prokurimeve Publike për Ohio, Michigan, Kentucky dhe Indiana. Ai ha hetuar dhe ndjekur penalisht çështje ndërkombëtare financiare, çështje që lidhen me sektorin privat dhe çështje të korrupsionit, kryesisht në Atlanta, Detroit, dhe Cleveland. Në periudhën 2006-2008, ai ka shërbyer si Këshilltar Ligjor Rezident në Prishtinë, Kosovë, ku dhe ka ndihmuar në krijimin e Zyrës së Prokurorit Special si dhe ka hartuar kuadrin e nevojshëm ligjor për deklarimin e Pavarësisnë në vitin 2008. Ai është rikthyer më vonë në Kosovë në vitin 2011, ku ka shërbyer si Këshilltar Ligjor Rezident deri ne shtator të vitit 2014. Gjatë kësaj periudhe, ai ka qenë hartuesi kryesor i Kodit të Procedurës Penale në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, si dhe ka kontribuar në hartimin e shumë ligjeve të tjera dhe amendamenteve kushtetuese. Ne tetor të vitit 2014, ai emërohet Këshilltar Ligjor Rezident në OPDAT pranë Ambasadës së Shteteve te Bashkuara në Tiranë, Shqipëri. Ai mban grada shkencore për drejtësi nga universitetet në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar dhe është bashkëautor i një libri të Dhomës Kombëtare të Amerikës mbi proceset gjyqësore komplekse si dhe i katër librave në kuadër të Departamentit të Drejtësisë mbi provat, provat financiare, hetimet komplekse dhe konfiskimin.