Ky është teksti në proces i Dokumentit Analitik. Duke pasur si pikënisje rezultatet e sistemit të drejtësisë në rreth 17 vite nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Dokumenti synon të evidentojë problematikën që prek sistemin tonë të drejtësisë në të gjithë komponentët e tij.
I hartuar nga një grup ekspertësh, vendas dhe të huaj, të angazhuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, ky Dokument shërben si “lëndë e parë” për hartimin e një strategjie dhe plani veprimi për të adresuar problemet e identifikuara në mënyrën me të efektshme të mundshme.