Prezantim i shkurtër i Dokumentit Analitik
Në përmbushje të objektivit (fazës) të parë, Komisioni i Posaçëm do të miratojë një dokument analitik mbi gjendjen aktuale të organizimit dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë, me qëllim evidentimin e problematikave dhe nevojave për përmirësim. Ky dokument do të hartohet nga Grupi i Ekspertëve të nivelit të Lartë, i asistuar nga Sekretariati Teknik, bazuar në kontributin e Ministrisë së Drejtësisë dhe diskutimin gjithëpërfshirës me institucionet e sistemit të drejtësisë, ekspertët vendas, partnerët ndërkombëtarë, subjektet e tjera të interesuara dhe opinionin publik.