Është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1988.Në vitin 1995 ka marrë Gradën Shkencore “Doktor” në fushën e Shkencave Juridike, në vitin 1999 titullin “...
Kjo pjesë e Dokumentit Analitik shqyrton nivelin e njohurive të natyrës juridike dhe të ndërgjegjësimit në zbatimin e ligjit, duke filluar nga edukimi ligjor i moshave të reja deri në sistemet shkollore parauniversitare. Në të njëjtën kohë në vëmendje është dhe analiza e bazave të funksionimit dhe garantimit të cilësisë së sistemit të arsimit të lartë juridik, të arsimit profesional juridik, si dhe shkallën e përshtatjes së përgatitjes universitare e profesionale me kërkesat e tregut të punës.
Në lentet e ekspertëve të kësaj fushe kalon gjendja aktuale e të gjitha formave të arsimit juridik duke evidentuar probleme që lidhen me edukimin ligjor në arsimin parauniversitar, në atë juridik universitar, në arsimin profesional pasuniversitar, ku përfshihen shkolla e Magjistraturës dhe profesionet e lira, si dhe në trajnimin vazhdues të juristëve të institucioneve të tjera.