Dr. Richard Regner LL.M. ka studiuar për drejtësi në Universitetet e Vjenës dhe të Leicester-it,ku është diplomuar në vitin 1990 (Mag. iur.) dhe në vitin 1997 (LL.M.). Që prej 2007 ai mban një diplomë doktorature nga Universiteti i Vjenës (Dr. iur.). Pasi ka punuar si kërkues dhe asistent universitar në Fakultetin e Drejtësisë (1988-1990), ai hyri në Shërbimin e Jashtëm Austriak në vitin 1991, ku ka punuar kryesisht në fushat e së drejtës ekonomike ndërkombëtare dhe të së drejtës publike ndërkombëtare. Në vitin 1992 ai ishte i deleguar në ambasadën Austriake në Hagë dhe si hulumtues në Institutin Evropian të Administratës Publike në Maastricht. Pasi ka punuar si nëpunës shkencor i ligjit në Gjykatën Kushtetuese të Austrisë(1994-1995), ai punoi në disa studio ligjore austriake dhe gjermane (1996-1998). Pas marrjes së provimit të avokatisë në Vjenë në vitin 1998, ka praktikuar avokatinë në Austri dhe është anëtar i Dhomës së Avokatisë së Salzburgut. Ka punuar gjerësisht në Austri dhe në Evropën Qëndrore dhe Lindore duke dhënë shërbime konsultative kryesisht ndërmarrjeve private dhe publike dhe ka menaxhuar studio ligjore të madhësive të ndryshme. Fushat e tij kryesore të punës janë e drejta kushtetuese, e drejta administrative, e drejta e korporatave, e drejta tregtare, ligji mbi prokurimin publik, ligji për ndihmën shtetërore dhe e drejta ekonomike ndërkombëtare. Ai është lektor i së drejtës publike dhe Evropiane në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Vjenë që nga viti 2012 dhe ka botuar gjerësisht lidhur me fushat e tij të interesit.