Arthur Graham është diplomuar në Universitetin e Kembrixhit në Britani të Madhe, dhe në McGill dhe Universitetin Carleton në Kanada. Z.Graham u kthye në OSBE në vitin 2014, konkretisht në Departamentin e Shtetit të së Drejtës. N vitin 1999 ai mori leje nga Qeveria e Kanadasë për të ofruar programin e Shtetit të së Drejtës të USAID-it në Shqipëri. Qysh atëherë, ai ka menaxhuar projekte në terren në Mal të Zi, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Afganistan dhe Tunizi. Ai ka punuar me UNMIK-un dhe UNDP-në në funksion të kryerjes së reformave institucionale dhe ndërtimit të kapaciteteve për sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe qeverisjen demokratike. Ai shërbeu me OSBE-në në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku së pari menaxhoi programin e të drejtave të njeriut për Hercegovinën dhe më pas shërbeu si përfaqësues i Shefit të Misionit në Tuzla. Gjatë detyrës së tij në Shqipëri, ai ka luajtur një rol kryesor në zbatimin e dispozitave kushtetuese mbi Konferencën Gjyqësore Kombëtare.
Më parë, si jurist dhe menaxher me qeverinë e Kanadasë, ai ka punuar për zhvillimin e politikave dhe në reformën ligjore. Ai inicioi transformimin e zbatimit të kuadrit rregullator të orientuar drejt qytetarëve (qasja kanadeze ka qenë e njohur si praktika më e mirë nga ana e OECD). Ai ka punuar në një reformë rrënjësore të Kodit Penal. Përvoja e tij në qeveri përfshin gjithashtu mbikëqyrjen civile të shërbimit të inteligjencës dhe zhvillim e kapaciteteve – trajnimin e zyrtarëve nga Kanadaja, Ukraina dhe Vietnami. Ai ka dhënë mësim për administratën publike dhe të drejtën e BE-së në universitete. Arthur ka marrë një sërë çmimesh njohjeje për punën e tij ndërkombëtare dhe vullnetare, duke përfshirë Medaljen e Shërbimit Civil Paqeruajtës të Kanadasë. Ai flet rrjedhshëm gjuhën frënge dhe flet gjithashtu edhe shqip.