Antikorrupsioni

Në këtë pjesë të Dokumentit Analitik skanohet një nga problemet më të mprehta në sistemin e drejtësisë në Shqipëri luftën kundër fenomenit të korrupsionit. Marrëdhënia midis sistemit të drejtësisë dhe fenomenit të korrupsionit në shoqëri është e dyfishtë: nga njëra anë, sistemi i drejtësisë është subjekti ose mjeti i vetëm në luftën penale kundër korrupsionit; nga ana tjetër, sistemi i drejtësisë është vetë objekt i korrupsionit. Në Dokumentin Analitik zenë vend çështje mbi rregullimet përkatëse ligjore dhe rezultatet e punës së sistemit, duke evidentuar problemet që kërkojnë zgjidhje. Faktori kryesor që ndikon në suksesin e luftës ndaj korrupsionit është integriteti dhe ndershmëria e vetë zyrtarëve të sistemit të drejtësisë, por dhe faktorë të tjerë që lidhen me cilësinë e parashikimeve të veprave penale të korrupsionit në Kodin Penal; cilësinë e procedurave të punës së prokurorëve dhe gjyqtarëve në hetimin dhe gjykimin e korrupsionit;  ndarjen e qartë të përgjegjësive midis aktorëve të ndryshëm në hetimin dhe gjykimin e korrupsionit; përshtatshmërinë e burimeve financiare, materiale dhe njerëzore në dispozicion të prokurorisë dhe gjyqësorit etj.

Ekspertët

Ekspertet

Dr. Rainer Deville, Gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të Apelit (Oberlandesgericht) në Gjermani, është Shefi i Misionit EURALIUS. Ai është emëruar gjyqtar në vitin 1989. Gjyqtari Dr.

Jon Smibert është Këshilltar Ligjor Rezident i Departamentit të Drejtësisë (Zyrës Tejoqeanike për Zhvillimin, Asistencën dhe Trajnimin e Prokurorisë – OPDAT) në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara...

Është diplomuar në drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1992.

Është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1988. Ka shërbyer si prokuror në  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër në  periudhën 1988-1991. Ka ushtruar funksionet e...

Është diplomuar në drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1985. Ai ka qenë vizitor si kërkues ligjor në Universitetin e Georgetown, DC SHBA për periudhën 2003-2004. Nga viti 1986 -1993 ka...

Është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1992.

Ka studiuar për drejtësi në Beograd dhe më pas në Sofje ku dhe ka marrë diplomën për Shkencat Juridike.

Kuadri Ligjor

Klikoni këtu për të konsultuar të gjithë kuadrin ligjor për antikorrupsionin