Është diplomuar në drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1992.
Përqëndrimi në këtë aspekt të Reformës lidhet më shumë me çështje të tilla që prekin aktualisht sistemin gjyqësor shqiptar, si organizimi, pavarësia, paanshmëria, përgjegjshmëria, profesionalizmi, administrimin, efiçienca, transparenca e sistemit dhe ekzekutimi i vendimeve gjyqësore për realizimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit. Ndonëse kuadri aktual ligjor i sistemit gjyqësor garanton në një masë të konsiderueshme pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqtarëve, në praktikë janë konstatuar probleme serioze të ndikueshmërisë politike dhe financiare të gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës.Nga pikëpamja profesionale gjyqtarët kanë mangësi dhe janë larg standardeve dhe nivelit profesional që duhet të karakterizojë një gjyqtar të vendeve të BE-së, ndërkohë që në tre shkallët e gjykimit nuk garantohet pjesëmarrja e publikut në gjykimin e çështjeve të ndryshme.