Në mjediset e Kryesisë së Kuvendit, Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi zhvilloi një seancë informuese për reformën në drejtësi dhe impaktin e saj te të rinjtë në Shqipëri.
Të pranishëm ishin dhjetëra të rinj anëtarë të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) , të Lidershipit të të Rinjve të Tiranës (LRT) si dhe të Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve / CRCA Shqipëri.
Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, z. Fatmir Xhafaj, si dhe anëtarët znj. Vasilika Hysi dhe z. Pandeli Majko informuan të rinjtë rreth procesit të reformës në drejtësi dhe impaktit që kjo e fundit do të ketë në të ardhmen për çdo të ri dhe qytetar në mbarë vendin.
Më pas, vendi iu la pyetjeve të të rinjve të cilët adresuan një sërë çështjesh.