Gjatë këtyre 25 viteve përvojë profesionale Znj.Bernhard ka fituar përvojë të gjerë në veprimtarinë gjyqësore si anëtare e Gjykatës Administrative të Apelit në Austri, e Gjykatës Kushtetuese të Austrisë dhe duke mbrojtur çështjet e Austrisë para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Për më tepër, ajo vazhdimisht ka ofruar trajnime për gjyqtarë, prokurorë dhe punonjës të shërbimit civil dhe ka zbatuar një gamë të gjerë të projekteve të asistencës teknike, ndër të tjera për Shkollën Shqiptare të Magjistraturës, Gjykatën e Lartë të Kasacionit dhe Drejtësisë në Rumani dhe për Këshillat e Prokurorisë dhe të Gjyqësorit në Kosovë.
Ajo ka kryer më shumë se 30 studime, nën suazën e Komisionit Evropian, në veçanti në fushat e aksesit në drejtësi, efikasitetit të mjeteve juridike, drejtësisë penale mjedisore dhe ligjit kundër diskriminimit. Znj. Bernhard mban një doktoraturë në ligj dhe e nisi karrierën e saj në Universitetin e Linz / Austri, Instituti për të Drejtë Administrative Kushtetuese.