Është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1988. Në periudhën 1988-1997 ka punuar si pedagoge e lëndës “E Drejta e Detyrimeve dhe Kontratave” në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Ajo është pedagoge në Shkollën e Magjistraturës që nga themelimi i kësaj shkolle në vitin 1997. Për vite me radhë, ajo ka qenë Drejtore e Shkollës së Magjistraturës (2009 -2013) dhe Shefe e Departamentit të Formimit Fillestar (2006 -2009). Ajo i ka dhënë mësim gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj në lëndët “E drejtë civile” dhe “Pronësi Intelektuale”. Në vitin 1993 ka marrë gradën “ Kandidat i Shkencave në Drejtësi”, në vitin 1999 gradën shkencore “Doktor në Drejtësi” dhe në 2009 ka marrë gradën shkencore “Profesor”. Ka ndjekur kurse të ndryshme ndërkombëtare të tilla si “Shitja e të mirave”, në Programin Fullbright në SHBA, në Fakultetin Juridik në Virxhinia ( 1994), “ E drejtë civile e krahasuar” në Universitetin e Trentos në Itali ( 1995), Pronësia Intelektuale” në Toronto, Kanada etj. Ajo është eksperte në hartimin e disa ligjeve të rëndësishme në fushën e së Drejtës Civile në Shqipëri. Ajo është autore dhe bashkëautore e disa teksteve, librave shkencorë dhe monografive si : “ E Drejta e Autorit në Shqipëri (2008), “Detyrimet dhe kontratat (2003,1997), “Kontrata e shitjes në tregun e ekonomisë (1995), “Pronësia Intelektuale” (2005), “Komentar i të Drejtës Tregtare” (2004) etj si dhe është autore e disa artikujve shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit.