Përgjigje nga Rainer Deville, ekspert i nivelit të lartë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e e Drejtësisë:
Si rregull, interpretimi i ligjit, vlerësimi i fakteve ose i provave që një gjyqtar duhet të bëjë për të zgjidhur një çështje nuk duhet të shkaktojnë përgjegjësi civile ose disiplinore, përveç rasteve të keqdashjes ose pakujdesisë së rëndë (shih gjithashtu Rekomandimin CM/Rec (2010)12 të Komitetit të Ministrave, drejtuar Shteteve Anëtare, për Gjyqtarët). Ky rregull parashikohet të përfshihet në skemën e re të përgjegjësisë disiplinore. Në rastin e vlerësimit të jashtëzakonshëm (tranzitor) të gjyqtarëve, duhet të përfshihet vlerësimi i punës së tyre, ku rezultati i vlerësimit do të varet nga rasti konkret. Deklarimet në vendim si pasojë e keqdashjes ose pakujdesisë së rëndë sipas Rekomandimit të lartpermendur, që jane dukshem dhe haptazi të gabuara, larg çdo debati, do të merren parasysh. Qytetarët inkurajohen të komunikojnë vendime të këtij lloji. Megjithatë, jo çdo gabim apo ndryshim i një vendimi në një shkallë më të lartë do të çojë domosdoshmërisht në një sanksion disiplinor. Ndryshimet në Kodin Penal do të diskutohen në një fazë të mëvonshme.