Pyetje

×

Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls në _menu_load_objects() (rreshti 579 i /home/reformauser/public_html/includes/menu.inc).
Pyetja: 
Ka ngjallur mjaft diskutim mes studenteve dhe profesoratit të fakulteteve juridike ideja e krijimit të një provimi shtetëror për juristët. Pse është e nevojshme kjo masë dhe çfarë modelesh janë ndjekur?

e_0.pngportrait_dr_regner_1.jpgPërgjigje nga Aurela Anastasi dhe Richard Regner, ekspertë të nivelit të lartë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e e Drejtësisë:

Analiza e gjendjes në të cilën ndodhet arsimi juridik, nxori në pah mangësi të konsiderueshme, veçanërisht në lidhje me cilësinë e përgatitjes së juristëve nga universitete të ndryshme, publike ose private. Për shkak të rritjes të numrit të fakulteteve të drejtësisë, vitet e fundit ka pasur një inflacion të madh të numrit të të diplomuarve në drejtësi, ndërkohë që akreditimi i cilësisë së tyre nuk ka përfunduar. Madje, janë identifikuar fakultete që nuk përmbushin kritere thelbësore të domosdoshme. Parashikimi i provimit të shtetit për juristët, ishte një nga masat më të rëndësishme që grupi i ekspertëve të nivelit të lartë propozoi për përmirësimin e situatës. Kjo masë u sanksionua në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë”, i cili ka hyrë në fuqi në datën 6 tetor 2015. Grupi i ekspertëve e konsideroi këtë masë si më të përshtatshmen për të garantuar cilësinë për tregun e punës në fushën e së drejtës.

Provimi do te jete i detyrueshem për ata të diplomuar që synojnë profesionet ligjore të gjyqtarit, prokurorit, avokatit, noterit, avokatit të shtetit, përmbaruesit gjyqësor shtetëror ose privat, si dhe karrierën profesionale në administratën publike qendrore dhe vendore.

Provimi i shtetit në drejtësi do të ndihmojë studentët e drejtësisë për të certifikuar njohuritë dhe meritat e tyre. Në këtë mënyrë, vlera e diplomave shqiptare do të rritet dhe do t’i hapet rrugë njohjes së ndërsjellë të tyre me vendet e tjera evropiane. Gjithashtu, ky provim do të sjellë garanci për përvetësimin e qëndrueshëm të njohurive, pavarësisht nga Fakulteti në të cilin studentët kanë përfunduar studimet. Në këtë mënyrë do të shmangen edhe paragjykimet që mund të ekzistojnë për shkak të reputacionit ndaj fakulteteve të ndryshme të së drejtës.

Parashikimi i një provimi shteti për juristët përshtatet edhe me sistemin ligjor ekzistues në Shqipëri. Në bazë të Ligjit Nr. 10171 (2009) “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, një numër i profesioneve të rregulluara (mjekë, stomatologë, farmacistë, infermierë, mami, fizioterapistë, veterinerë, arkitektë, inxhinierë, mësuesi, punonjës socialë dhe psikologë) duhet të kalojnë një provim shtetëror për të hyrë në tregun përkatës të punës. Ky ligj përbën një nga modelet që ekspertët kanë studiuar. Modelet e tjera që janë studiuar gjerësisht, janë ligjet për provimin e shtetit dhe rregulloret e disa landeve në Gjermani, sidomos modeli Bavarez dhe ai i Saksonisë, natyrisht duke i përshtatur me situatën juridike, institucionale dhe socio-ekonomike të Shqipërisë.