Pyetje

×

Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls në _menu_load_objects() (rreshti 579 i /home/reformauser/public_html/includes/menu.inc).
Pyetja: 
Në Strategjinë e Reformës në Sistemin e Drejtësisë, përkatësisht në një ndër objektivat specifikë ku flitet për arsimin juridik profesional (Shkolla e Magjistraturës), vura re propozimin tuaj mbi afatin 3 vjeçar të provës për magjistratët e rinj. Jam e mendimit që magjistratët e rinj pas përfundimit të programit 3 vjeçar në "Shkollën e Magjistraturës" të caktohen fillimisht si Ndihmës (Asistent) Gjyqtar dhe Ndihmës (Asistent) Prokuror në Gjykatën e Shkallës së Parë për një afat 5 vjeçar dhe më pas të kenë të drejta të plota për të ushtruar detyrën e Gjyqtarit apo të Prokurorit. A është kjo apo masa të ngjashme në paketën e ndryshimeve që po përgatisni? Nëse jo, si do të funksionojë periudha e provës?

agnes_businhk_3_1.jpgPërgjigje nga Agnes Bernhard., ekspert i nivelit të lartë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e e Drejtësisë:

Gjyqtarët dhe prokurorët kanë një detyrë të rëndësishme në një shtet ligjor. Kjo detyrë kërkon si përgatitje profesionale, ashtu edhe cilësi personale, të tilla si pjekuria, balanca, përvoja jetësore, ndërgjegjshmëria, barazia, dinjiteti, vendosmëria dhe dhënia e shembujve pozitivë. Mosha minimale ose përvoja profesionale duket se janë masa të përshtatshme për të siguruar një gjë të tillë.

Komisioni i Venecias në opinionet e tij, per nje vend tjeter, ka vlerësuar te arsyeshem “propozimin që gjyqtarët e rinj të sapo emëruar të jenë të moshës 30 vjeçare ... dhe të kenë pesë vjet dhe jo tri vjet përvojë. […]” CDL-AD(2013)014. Komisioni i Venecias vlerëson se caktimi i periudhave të provës mund të cenojë pavarësinë e gjyqtarëve, për shkak se ata mund të ndihen nën presion për të vendosur lidhur me cështjet në një mënyrë të caktuar [...]. Kjo nuk duhet interpretuar si një përjashtim i të gjitha mundësive për caktimin e gjyqtarëve të përkohshëm. Në vendet me sisteme relativisht të reja drejtësie, në fillim mund të ekzistojë një nevojë praktike për të përcaktuar nëse një gjyqtar është me të vërtetë në gjendje të ushtrojë funksionin në mënyrë efektive përpara emërimit të përhershëm. Por në këto raste, vendimi për të mos konfirmuar gjyqtarin në detyrë duhet marrë në baze të kritereve objektive dhe me të njëjtat garanci që aplikohen kur gjyqtari shkarkohet.

Duke pasur parasysh këto rekomandime ekziston një mendim mbizotërues, se pranimi në Shkollën e Magjistraturës duhet të parashikojë një minimum të përvojës profesionale paraprake prej tri vitesh. Formimi fillestar në Shkollën e Magjistraturës duhet forcuar duke përcaktuar më qartë formimin gjatë vitit të tretë të praktikës, përmes gjyqtarëve udhëheqës të përgatitur. Pas diplomimit, gjyqtarët e ardhshëm emërohen menjëherë si gjyqtarë. Megjithatë, parashikohet mundësia që gjyqtarët e emëruar të caktohen me dëshirën e tyre si ndihmës-gjyqtarë në gjykatat e nivelit më të lartë.