Pyetja:
Me sa kuptoj Gjykata e Lartë do të pësojë ndryshime të thella. Si do të rikonceptohet roli i saj?
Përgjigje nga Gent Ibrahimi., ekspert i nivelit të lartë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e e Drejtësisë:
Amendamentet e propozuara kushtetuese synojnë t’a integrojnë Gjykatën e Lartë në sistemin gjyqësor duke krijuar kështu kushtet për pavarësinë, profesionalizmin dhe integritetin e saj. Më konkretisht objektivat e sipërpërmendur (pavarësia, profesionalizmi dhe integriteti) mendohet të arrihen përmes lëvizjeve të mëposhtme:
a. Përfshirjen e Gjykatës së Lartë në gjyqësor në të gjitha aspektet duke synuar pasjen e një sistemi të unifikuar për emërimin, shkarkimin dhe llogaridhënien në gjyqësor.
b. Parashikimin e përgjegjësisë disiplinore edhe për anëtarët e Gjykatës së Lartë.