Pyetje

×

Error message

Deprecated function: The each() function is deprecated. This message will be suppressed on further calls në _menu_load_objects() (rreshti 579 i /home/reformauser/public_html/includes/menu.inc).
Pyetja: 
Mendoj se një nga problemet e mëdha në funksionimin e gjykatave, me pasoja për shërbimin ndaj qytetarëve, etj. është gjendja e dobët e infrastrukturës fizike dhe teknologjike të gjykatave. Çfarë parashikon strategjia e reformës në lidhje me këtë pikë?

foto_ilir_panda_0_1.jpgPërgjigje nga Ilir Panda, ekspert i nivelit të lartë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e e Drejtësisë:

Përgjigje nga Ilir Panda, ekspert i nivelit të lartë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e e Drejtësisë: Dokumenti Analitik, ashtu dhe Strategjia me Planin e Veprimit, i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë infrastrukturës fizike dhe teknologjike të gjykatave. Kështu, Plani i Veprimit përmban një objektiv të posaçëm:

Objektivi 1: Mbështetje e nevojshme financiare dhe infrastrukturore të sistemit të drejtësisë, duke synuar në rritjen e pavarësisë, efiçencës dhe profesionalizmit të tij. Me konkretisht, duhen permendur:

• pika 1.9, e cila parashikon “hartimin nga qeveria të një Masterplan-i efikas të zhvillimit infrastrukturor të sistemit të drejtësisë, të shoqëruar me një plan veprimi masash ligjore, institucionale dhe administrative, i cili do të adresojë nevojat e tij për mbështetje financiare, materiale e logjistike si dhe zhvillimin e teknologjisë bashkëkohore”

• pika 1.11, sipas së cilës do të arrihet “krijimi i ambienteve të përshtatshme të punës për gjyqtarët e prokurorët dhe një sistem efiçient shërbimi, komunikimi dhe monitorimi të veprimeve të përfaqësuesve të palëve në proces dhe veçanërisht avokatëve”;

• pika 1.14: “Vënia në përdorim e burimeve financiare për automatizimin dhe kompjuterizimin e veprimtarisë së të gjitha institucioneve të sistemit të drejtësisë, duke realizuar një lidhje elektronike të tyre në nivel kombëtar në funksion të lëvizjes së shpejtë të informacionit, dixhitalizimit të të gjithë sistemit arkivor dhe mirëmbajtjes së vazhdueshme të tij, rritjes së efektivitetit dhe transparencës së veprimtarisë si dhe krijimit të një baze të unifikuar të dhënash për të gjithë informacionin mbi çështjet e drejtësisë”;

• pika 1.15: Modernizimin e sistemit përmes zbatimit të teknologjive të reja, me vëmendje të posaçme ndaj vendosjes së teknologjisë së informacionit në çdo zyrë dhe në çdo proces të hetimit e gjykimit, vendosjen e komunikimit online të institucioneve të sistemit, forcimin e sistemit të mbrojtjes së të dhënave, realizimin e një arkivi unik kombëtar të vendimeve gjyqësore, krijimin e një regjistri të unifikuar kombëtar statistikor me të dhënat e sistemit etj; dhe

• pika 1.16: Vendosjen e një sistemi komunikimi elektronik në funksion të qytetarit, lehtësisht të aksesueshëm dhe që do të realizojë uljen e ndjeshme të shpenzimeve prej publikut. Informatizimi i shërbimit të sistemit të drejtësisë do t’i shërbejë shpejtësisë së informacionit për oraret e seancave, uljes së kostove për tërheqjen e vendimeve gjyqësore të gjykatave të rretheve apo gjykatave të apelit përmes aplikimit në zyrën më të afërt të shërbimeve të sistemit”