Pyetja:
Strategjia flet për krijimin një strukture të posacme anti-korrupsion për zyrtarët e lartë dhe magjistratët. Si do të funksionojë kjo strukture dhe pse mendohet se do të jetë më eficente se sistemi aktual?
Përgjigje nga Rainer Deville, ekspert i nivelit të lartë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e e Drejtësisë:
Struktura e ardhshme për luftën kundër korrupsionit sugjerohet të bëhet si një njësi e specializuar dhe e mirë-trajnuar prokurorësh. Ajo do të jetë më eficiente, pasi do të veprojë në mënyrë të pavarur. Sipas këtij propozimi, eprorët nuk mund të vazhdojnë të ndalojnë hetimet ose akt-akuzat. Struktura do të ketë mjete më të mira hetimi, si një Byro Kombëtare Hetimi, akses më të mirë tek bazat e të dhënave dhe përfitime nga dispozita më eficiente të procedurës penale.