Ajo ka perfunduar studimet universitare prane Fakultetit te Drejtesise te Universitetit te Tiranes ne vitin 1997 dhe me pas studimet master ne drejtesi (LLM) ne Queen’s University, Kingston, Ontario, Canada, dhe studimet 2 vjecare pasuniversitare per graden MPhil ne fushen e e te Drejtes Nderkombetare te Mbrojtjes se te Drejtave te Njeriut ne Open University, London, UK/Central European University, Budapest, Hungary. Në vitin 2008 ka marrë gradën shkencore “Doktor” dhe në vitin 2011 titullin “Profesore e Asociuar” nga Universiteti i Tiranës. Nga viti 1998 është pedagoge e lëndëve të së Drejtës Ndërkombëtare Publike, të Drejtat e Njeriut dhe Etika Profesionale në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Aktualisht është përgjegjëse e Departamentit të së Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Nga viti 2002 është pedagoge e Etikës Profesionale në Shkollën e Magjistraturës. Ka punuar si konsulente ligjore pranë USAID, OSBE etj. Ajo është autore e disa punimeve shkencore, manualeve dhe shkrimeve të tjera të publikuar brenda dhe jashtë vendit.