Zhvillohet tryeza e konsultimit publik për “Projektligjin mbi vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

“Projektligji mbi vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” ishte në qendër të diskutimit  në tryezën e konsultimit për këtë çështje në ambientet e Kryesisë së Kuvendit në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Fillimisht, Prof. Dr. Aurela Anastasi, eksperte e Nivelit të lartë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi prezantoi risitë e projektligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Bashkëkryetari i grupit të punës për masat antikorrupsion, Joh Smibert,( Misioni OPDAT) bëri një panoramë të eksperiencave ndërkombëtare për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Më pas, vendi iu la pyetjeve dhe sugjerimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve të pranishëm në tryezën e konsultimit.

Bashkëkryetari i grupit të punës për masat antikorrupsion, Rainer Deville (Misioni EURALIUS) bëri një përmbledhje të çështjeve që dolën në këtë takim.