Mblidhet tryeza konsultative për Reformën në Sistemin e Drejtësisë Penale

Ndër problematikat që u trajtuan ishin lidheshin dhe pozita kushtetuese e Prokurorit të Përgjithshëm, organizimi e funksionet e Këshillit të Prokurorisë, organizimi dhe funksionimi i policisë gjyqësore, procesi gjyqësor penal, si dhe u shpreh nevoja e hartimit të një Kodi të ri Penal, si dhe rishikimi i Kodit të Procedurës Penale.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë pasi hartimit të dokumentit analitik për gjetjet dhe problematikat e Sistemit të Drejtësisë Penale, ka hyrë në një fazë të rëndësishme me diskutimin në tryezat e punës me pjesëmarrje të gjerë të grupeve të interesit. Në datë 6 maj 2015, në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë, që është një strukturë teknike pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë organizoi tryezën e punës për diskutimin e kapitullit të pestë, Analiza e Reformën në Drejtësinë Penale .

Kjo analizë është hartuar nga ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë, pjesë e nëngrupit për Drejtësinë Penale, që bashkëdrejtohet nga ekspertë të misioneve Euralius të BE dhe OPDAT të Departamentit të Drejtësisë së ShBA.

Në drejtimin e Prof. Dr. Artan Hoxha dhe z. Jon Smibert, përfaqësues rezident i misionit OPDAT të Departamentit të Drejtësisë së ShBA pjesmarrës ishin dhe përfaqësues të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Prokurorisë së Shkallës së parë të Krimeve të Renda, të Apelit të Krimeve të Rënda, Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda , gjyqtarë të gjykatave të rretheve gjyqësore, UNICEF-i, Avokatit të Popullit, ILDKPKI-së, shoqatave të gjyqtarëve, nga shoqata e Avokatëve Penalistë, përfaqësues të Drejtorisë së Policisë Tiranës,  shoqatave të shoqërisë civile etj.

Pas prezantimit të materialit analitik të Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë, të cilët trajtuan disa nga problematikat e sistemit të drejtësisë penale, si pozitën kushtetuese të Prokurorit të Përgjithshëm, organizimin e funksionet e Këshillit të Prokurorisë, organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore, procesin gjyqësor penal, të Drejtën Penale e Procedurale, zbatimin e vendimeve penale, tryeza vijoi me një hapësirë debati me pjesëmarrësit e ftuar.

Në diskutimet e tyre, pati mbështetje për gjetjet e materialit analitik, duke vënë në dukje edhe problematika të tjera të cilat u kërkuan që të jenë pjesë e dokumentit analitik. Sipas diskutantëve, dokumenti analitik të ketë një trajtim më të gjerë për procesin penal dhe rolin e gjyqtarit në hetimet paraprake. U sugjerua rishikimi i procedurës së aplikimit të gjykimit të posaçëm, si një e drejtë e të pandehurit, apo si një diskrecion i gjykatës. Në lidhje me pozitën kushtetuese të prokurorit u dhanë mendime se prokuroria mund të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë. Gjithashtu në këtë tryezë u shpreh nevoja e hartimit të një Kodi të ri Penal,si dhe rishikimi i Kodit të Procedurës Penale.

Nga përfaqësues të shoqërisë civile u kërkua që reforma në drejtësi të parashikojë hartimin e një Kodi Penal dhe Procedural Penal për të miturit si dhe rritjen e transparencës gjatë hetimeve paraprake .

Të gjitha konkluzionet e arritura në përfundim të kësaj tryeze pune do të mund të shqyrtohet dhe vlerësohen nga ana e Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë, për t’ u integruar eventualisht në materialin përkatës.