Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi diskutoi Kalendarin e punës së Komisionit për shqyrtimin e projektligjeve

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi diskutoi Kalendarin e punës së Komisionit për shqyrtimin e projektligjeve.

Komisioni ra dakord që të pranojnë sugjerimet e anëtarëve të opozitës për ndryshimin e draftit kalendarit për të pasur më shumë kohë.

Më pas, anëtarët e Komisionit të posaçëm dëgjuan paraqitjen e opinionit të ekspertëve të EURALIUS  në lidhje me sugjerimet e dy anëtarëve, z. Petrit Vasili dhe znj. Vasilika Hysi në lidhje me projektligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë".

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi pritet që të diskutojë të enjten projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.