Kalendari i forumeve rajonale mbi Reformën në Drejtësi

Komisioni i Posaçëm Parlamentar dhe Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë që punojnë për Reformën në Drejtësi, do të zhvillojnë nga data 16 qershor deri më 9 korrik 2015 një seri konsultimesh publike në qytetet e Shkodrës, Vlorës, Durrësit, Korçës, Pogradecit dhe Tiranës. Në këto aktivitete debatuese që do të zhvillohen në mjedise universitare do të jenë pjesmarrës grupet lokale të interesit, gjyqtarë, prokurorë, noterë, avokatë, por dhe studentë e pedagogë të degës së drejtësisë dhe nga shkencat shoqërore, aktivistë dhe drejtues të organizatave jofitimprurëse, medias vendore etj.

Konsultimet publike do të zhvillohen sipas këtij kalendari: